Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet ditën e nesërme dhe pritet të japë pëlqimin për projektvendimin e Qeverisë për kompensimin e linjave të transportit të qytetarëve në kuadër të paketës “Anti-Krizë”. Kjo lëvizje është me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe vjen pas rritjes së çmimit të naftës, e cila erdhi si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ky projektvendimi i Qeverisë synon kompensimin e shoqërive të transportit për linjat qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse në masën 50 lekë për litër karburanti. Kjo është e vlefshme për një periudhë tre mujore, mars, prill, maj 2026. Pas dhënies së pëlqimit në Këshillin bashkiak të Tiranës, vendimi do të kalojë në qeveri, ku edhe do të marrë ‘vulën’ përfundimtare.
Të lidhura
None found
