Situata e zjarreve në vend/ U regjistruan 39 vatra në 24 orë, 11 ende aktive, në Himarë shmanget rreziku për zonat e banuara

Në 24 orët e fundit janë raportuar në vend 39 vatra zjarri, ku 11 prej tyre vijojnë të jenë aktive, 3 nën mbikëqyrje dhe 25 janë shuar. Sipas raportimeve, vatrat aktive janë në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Vlorë.

Në Fier dhe Himarë, ku situata ka qenë më e rënduar, rreziku për zonat e banuara është shmangur dhe operacionet vijojnë.

Të lidhura

None found

Në Himarë, në lagjen “1 Maji”, u evakuuan 36 persona, ndërsa zjarri preku 6 banesa, 3 prej të cilave të banuara.

Mësohet se në terren janë angazhuar 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe një avion Air Tractor.

Për sot parashikohet angazhimi i 380 forcave ushtarake, dy helikopterëve dhe një avioni Air Tractor.

SITUATA E ZJARREVE NË VEND

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 39 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje dhe 25 janë shuar plotësisht.

Në terren janë angazhuar 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 forca të Forcave të Armatosura, të mbështetura nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe 1 avion Air Tractor.

Për ditën e sotme parashikohet angazhimi i 380 forcave ushtarake, 2 helikopterëve dhe 1 Air Tractor.

📍 Vatrat kryesore aktive janë në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Vlorë.

Në Fier dhe Himarë, ku situata ka qenë më e rëndësishme gjatë 24 orëve të fundit, rreziku për zonat e banuara është shmangur dhe operacionet për shuarjen e zjarreve vijojnë.

Në Himarë, në lagjen “1 Maji”, u evakuuan 36 persona, ndërsa 6 banesa u prekën nga zjarri, 3 prej tyre të banuara.

🛡️ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin dhe koordinimin e pandërprerë të situatës në të gjithë territorin, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.


Shtuar më 5.09.2026 10:50

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbetkahraman haber