Ulje e ndjeshme temperaturash dhe rrebeshe shiu! Moti për ditën e diel, 29 Gusht 2021

Masat ajrore të paqëndrueshme kanë qenë prezente mbi vendin tonë këto ditë. Dita e diel do të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e perëndim, gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit, hera-herës reshje në formë shtrëngatash kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era nga veriperëndimi- jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 10 m/sek. Në fushën termike nuk priten luhatje të ndjeshme.


Shtuar 29.08.2021 08:27