Dita e sotme ka nisur me kushte tërësisht të ndryshme nga një ditë më parë. Temperaturat janë ulur dhe kanë nisur reshjet e shiut dhe borës në të gjithë vendin.
Qytetet e veriut Kukësi, Tropoja, Puka dhe Hasi janë zbardhur nga bora.
Punonjësit e shërbimeve, që prej orës 03:00 kanë nisur punën për pastrimin e akseve rrugore, të cilat këtë mëngjes nuk krijuan vështirësi për qytetarët.
Reshjet e bores vijojnë ende, ndërkohë që deri në këto momente nuk ka asnjë vështirësi si pasojë e kushteve atmosferike./albeu.com