Ukrainasi i guximshëm: Filmon tankun që hapi zjarr ndaj një pallati të banuar, shpëton për mrekulli (VIDEO)

Lufta në Ukrainë është bërë shumë e ashpër, ku rusët po bombardojnë godinat e institucioneve shtetërore, e teksa nuk kanë kursyer as civilët.

Një video me pamje të frikshme po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale nga qytetit i Kharkiv, ku një tank hap zjarr ndaj një pallati të banuar.

Video është filmuar pikërisht nga një person që banonte në ndërtesë. Nga shpërthimi i fortë, ndërtesa ku ndodhej ukrainasi që po xhironte dhe videon u thyen xhamat dhe gjithashtu shkaktoi dëme të rënda materiale.


Shtuar 2.03.2022 08:47