Ukraina rimerr kontrollin e qytetit në afërsi të Kievit

Forcat ukrainase kanë rimarrë qytetin Bucha, afër kryeqytetit Kiev, ka thënë kryebashkiaku i tij.

“31 Marsi do të hyjë në historinë e qytetit tonë, si dita e çlirimit të tij nga forcatruse”, tha kryebashkiaku Anatolii Fedoruk në një video të premten, e cila duket se është filmuar jashtë bashkisë së Bucha.

Këtë javë Rusia u zotua të zvogëlojë në mënyrë drastike operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Chernihiv në Ukrainën veriore.

Forcat ukrainase kanë kundërsulmuar kundër Rusisë në një numër zonash pranë Kievit dhe më gjerë, siç tregon harta më poshtë./albeu.com


Shtuar 1.04.2022 20:40