Ukraina në alarm pas shpërthimit të digës/ Zelensky kritikon sërish ndërkombëtarët: Jeni të paaftë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar sërish organizatat ndërkombëtare për neglizhencë ndaj Ukrainës, pas katastrofës si pasojë e shpërthimit të HEC-it më Khrakov nga Rusia.

Nëpërmjet një video presidneti ukrainas tha se organizatat ndërkombëtare duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për t’u marrë me pasojat e katastrofës së digës hidroelektrike Kakhovk në Ukrainën jugore, duke thënë se çdo organizatë që nuk ofron ndihmë është e “paaftë”.

“Është e nevojshme që organizatat ndërkombëtare, siç është Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, të përfshihen menjëherë në operacionin e shpëtimit dhe të ndihmojnë njerëzit në anën e pushtuar të provincës Kherson”, tha Zelenskiy.

“Nëse një organizatë nuk është e pranishme në zonën e fatkeqësisë, do të thotë se nuk ekziston fare ose është e paaftë”, theksoi ai.

Zelensky vuri në dukje se banorët e zonave të kontrolluara nga Rusia në Ukrainën jugore kanë mbetur pa ujë, ushqim ose ndihmë mjekësore dhe nuk është e mundur të vlerësohet se sa mund të vdesin.

Ukraina e ka akuzuar Rusinë se e ka sulmuar një digë të madhe në lumin Dnjepër në rajonin e Hersonit të pushtuar nga Rusia.

Pas këtij sulmi, Ukraina ka urdhëruar evakuimin e dhjetëra mijëra banorëve nga ajo zonë, shkaku i rrezikut për përmbytje masive. Kievi tha se 24 vendbanime janë përmbytur, pasi që, brenda pak orëve, niveli i ujit ishte rritur në disa zona për 10 deri në 12 metra.

Ushtria ukrainase tha se Rusia e sulmoi këtë digë me qëllim për ta parandaluar kalimin e forcave ukrainase në lumin Dnjepër.

“Ky është një reagim histerik. Ata ishin të vetëdijshëm që kalimi i forcave të mbrojtjes [ukrainase] do të ndodhte dhe tentuan në këtë mënyrë të ndikojë te forcat e mbrojtjes ashtu që kalimi i Dnjeprit, të cilit iu frikësuan, nuk do të ndodhte”, tha zëdhënësi i komandës ushtarake në Ukrainën jugore.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e thirri një takim emergjent të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes për ta diskutuar gjendjen në këtë zonë.

“Terroristët rusë”, shkroi Zelensky në Tëitter, duke shtuar se shkatërrimi i digës “vetëm e konfirmon për të gjithë botën se ata duhet të përjashtohen nga çdo qoshe e tokës ukrainase”.

Rusia e ka mohuar përfshirjen në këtë sulm dhe ka fajësuar Ukrainën. Komiteti Hetues i Rusisë nisi hetime penale lidhur me shkatërrimin e digës.

“Ky krim është një akt terrorist i drejtuar kah civilët. Ukrainasit e bënë”, tha Vladimir Leontyev, kryetari i emëruar nga Rusia i Nova Kahovkës.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Ukraina e kishte sabotuar digën për ta larguar vëmendjen nga “kundërofensiva që po dështon”.

Ministria e Jashtme e Ukrainës bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar për sulmin ndaj digës dhe kërkoi sanksione të reja ndërkombëtare ndaj Rusisë, veçanërisht ndaj industrisë ruse të raketave dhe sektorit bërthamor./albeu.com/


Shtuar 8.06.2023 09:17