Ukraina: Kemi rrëzuar tre helikopterë rusë afër Kievit

Ndërkohë që mëngjesin e ditës së sotme nisi zyrtarisht konflikti mes Rusisë e Ukrainës, pak më parë ka reaguar Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Ata thanë se kanë rrëzuar tre helikopterë rusë pranë kryeqytetit të vendit, Kiev.

“Një helikopter rus K-52 dhe tre helikopterë pranë Gostomel u rrëzuan në rajonin e Kievit, afër Mezhyhirya,” tha ministria në një deklaratë të publikuar në faqen e saj zyrtare.

Më herët të enjten, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se gjashtë avionë rusë ishin rrëzuar ndërsa forcat sulmuan Ukrainën.

Ushtria ruse i mohoi pretendimet, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Pas disa orësh qetësie në orët e mëngjesit sipas kohës lokale, ekipet e CNN në Kiev, Kharkiv, Odessa dhe Mariupol kanë raportuar se kanë dëgjuar edhe një herë zhurma goditjesh të enjten, megjithëse këto deri tani duket të jenë më pak të forta se shpërthimet e raportuara gjatë natës.

Një dëshmitar okular që pa dhe dëgjoi goditjen e fundit në qytetin e Brovary në periferi të Kievit e përshkroi situatën si “të tmerrshme”.


Shtuar 24.02.2022 13:55