Ukraina bën propozimin për Moskën: Lironi civilët, ju japim të burgosurit rusë

Kievi i ka bërë një propozim të ri Moskës në lidhje me dhjetëra trupat ukrainase të bllokuara ende në uzinën Azovstal në Mariupol.

Ukraina i ka kërkuar Rusisë që të marrë në konsideratë shkëmbimin e mbrojtësve të plagosur rëndë në uzinën e qytetit jugor me të burgosurit rusë të luftës.

Propozimi më i fundit u bë nga zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk, e cila ka deklaruar se nuk ka marrë përgjigje nga pala ruse, raporton skynews.

“Nuk ka ende marrëveshje. Negociatat janë duke vazhduar”, deklaroi ajo.

Vereshchuk shtoi se qeveria po punon për një sërë opsionesh për t’i dhënë fund rrethimit të Azovstal, por pranon se asnjëra prej tyre nuk është e përsosur.

Ndryshe, luftëtarët që gjenden në tunelet e fabrikës kanë bërë të ditur se nuk do të dorëzohen te autoritetet ruse