Rrëfehet Armina Mevlani: Liri Berishën e dua si mamanë time, ja takimi i parë me të

Blogerja e njohur, Armina Mevlani ka folur për raportet e saj me vjehrrën e saj, Liri Berishën.

Armina tregoi edhe takimin e parë me Lirinë, teksa shtoi se ajo e mirëpriti dhe u tregua e kuptueshme.

Madje, ajo shtoi se e konsideron si mamanë e saj.

“Unë kam qenë me shumë fat. Liri është një vjehërr shembull. Nuk e di ç’do të thotë të kesh probleme në marrëdhënie. Më ka mirëpritur, ka qenë shumë e mirë që në fillim, shumë e kuptueshme. Zeni shkon i takon, shkojmë e kalojmë atje fundjavën. Kam marrëdhënie shumë të afërt me Lilin, e dua si mamin tim”, u shpreh Mevlani.

Kujtojmë se Armina është prej disa vitesh në një lidhje me Shkëlzen Berishën./albeu.com/