Tragjedi në familjen shqiptare, bashkëshorti dhunon për vdekje gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku 44-vjeçarja, ka humbur jetën pasi është dhunuar nga bashkëshorti. Mediat vendase, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Schafisheim Aargau, ku 44-vjeçarja u dhunua nga bashkëshorti i saj dhe u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte gjatë. Mësohet se bashkëshorti i saj është identifikuar si N. B. 46-vjeç.

Fiona Strebel, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik Aargau, konfirmoi që viktima ka ndërruar jetë. “Tani kemi të bëjmë me një vrasje. Është urdhëruar autopsia”, ka deklaruar ajo.

Gjykata ka urdhëruar paraburgim për një periudhë provizore prej tre muajsh për bashkëshortin e saj, ndërkohë që policia po heton për të zbuluar e rrethanat e aksidentit.

Mësohet se nëna e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali është gjetur pa ndjenja në shtrat. Më pas mjekët të cilët arritën menjëherë në vendngjarje pasi u telefonuan nga djali i çiftit, arritën ta dërgonin të gjallë gruan në spital, por për fat të keq ajo nuk ia rriti të mbijetonte.

Sipas një kushëriri të autorit të dyshuar, e gjithë familja në Kosovë është e shokuar. Ai vetë e njeh viktimën për një kohë të gjatë dhe se janë rritur bashkë. Sakaq, disa të afërm thonë se çifti nuk kishte asnjëherë probleme.

 

In der Nacht auf Freitag versuchte der 46-jährige N.B.* mutmasslich seine Ehefrau zu töten.

In diesem Haus hat der Ehemann (46) in der Nacht auf Freitag mutmasslich seine Frau (44) versucht zu töten.

Die 44-Jährige befindet sich auf der Intensivstation.

Shtuar 19.03.2021 05:03