Një burrë nga Indonezia ka rezultuar pozitiv me koronavirus, por që të mos humbte udhëtimin e tij me avion, ai maskohet si gruaja dhe ka hyrë në bord.
Ai kishte veshur një fustan, kishte vënë niqab dhe në duar mbante pasaportën e gruas së tij dhe testin e saj negative me Covid-19, informon albeu.com.
Të lidhura
None found
Ai mund të mos ishte kapur kurrë nëse nuk do t’i kishte ndërruar rrobat në mes të fluturimit, duke bërë që stjuardesja të ngrinte alarmin.
Policia u tha gazetarëve se burri u ndalua pasi aeroplani u ul dhe u testua sërish. Ai doli përsëri pozitiv dhe u urdhërua të vetëizolohej.
Policia tha se e ai do të ndiqet penalisht sapo të përfundojë karantinën./albeu.com
