U shpall “Dëshmor i Atdheut”, Rama i jep 1 milion lekë familjes së Arjan Salës (FOTO LAJM)

Arjan Sala i riu i cili ndërroi jetë në një magazinë në Tiranë ku shpëtoi më shumë se 20 persona, u shpall “Dëshmor i Atdheut”.

Qeveria ka vendosur të akordojë shumën prej 1 mln lekësh për familjen e të ndjerit Arjan Sala.

33 vjeçari humbi jetën pas rënies së zjarrit në një qendër tregtare në Tiranë.

Ai hyri mes tymit për të shpëtuar të tjerët që ndodheshin në katet nëntokësore të ndërtesës. Sala u gjet pas tri ditësh i vdekur në një dhomat i asfiksuar nga tymi.

 

Shtuar 29.03.2021 08:03