U përplas nga një autobus në rrugën Delvinë-Sarandë, ndërron jetë në spital 65-vjeçari

Ka humbur jetën Agim Vocka, 65-vjeçari, i cili u aksidentua rëndë paraditen e djeshme në aksin nacional Delvinë–Sarandë.

Sipas informacioneve, 65-vjeçari u përplas nga një autobus pranë kthesës së fshatit Bajkaj.

Të lidhura

None found

Pas aksidentit, ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku mjekët konstatuan se kishte pësuar traumë të rëndë në kokë.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, u vendos që Vocka të transportohej me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë trajtim të specializuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, 65-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për ngjarjen.


matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombayconticasino girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet