U mor e pandehur në dosjen e Erion Veliajt, ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka kërkon pushimin e çështjes

Ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka, e cila u mor e pandehur në dosjen e Erion Veliajt, ka kërkuar pushimin e çështjes.

Klotilda Bushka, e cila u mor e pandehur për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, bëri kërkesën përmes avokatit të saj.

Të lidhura

None found

Ajo argumenton se çështja duhet të pushohet, pasi pretendon se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Në alternativë, ish-deputetja socialiste kërkon gjykim të shkurtuar dhe moskompetencë të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO), sipas saj, për shkak të humbjes së subjektit dhe kalim të çështjes në gjykatën e zakonshme.


Shtuar 5.12.2025 11:52

Tags: ,