Gazetarja e njohur Ilva Tare ndodhet në Amerikë. Ajo u largua nga Shqipëria për t’iu bashkuar pjesës tjetër të familjes në Amerikë.
Pas 25 vitesh në median shqiptare, ajo u shpërngul në Uashington ku po jeton dhe punon.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Ilva tregon se ka nisur një projekt të rëndësishëm dhe se ndihet shumë e lumtur.
“Jam e emocionuar të ndaj disa lajme personale: Që nga 1 Prilli, jo vetëm që jetoj në anën tjetër të Atlantikut, por kam filluar të punoj me Këshillin e Atlantikut në Uashington, DC, ku do të lançoj serinë Balkans Debrief”, shkruan Tare në Twitter.