Përplasje dhe thirrje për qetësi në protestën e mbrëmjes së sotme

Mbrëmjen e sotme janë regjistruar tensione mes pjesëmarrësve në protestë, teksa ata po vijojnë qëndresën e tyre prej 31 ditësh.

Në tubimin e 31-të qytetar të mbajtur në Tiranë, protestuesit kanë bërë apel që protesta të ruajë karakterin e saj paqësor dhe të shmangen përplasjet apo provokimet gjatë zhvillimeve në terren.

Të lidhura

None found

Një prej protestuesve iu drejtua të pranishmëve duke u kërkuar të mos bien pre e situatave që, sipas tij, synojnë të rrisin tensionin në tubim dhe ta largojnë protestën nga qëllimi i saj.

Gjatë fjalës së tij, ai ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ka hedhur akuza ndaj qeverisë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të mos reagojnë ndaj personave që, sipas tij, mund të provokojnë situatën.

Sipas tij, protesta duhet të mbetet paqësore dhe e përqendruar te objektivi i saj politik, duke nënvizuar se çdo devijim mund të dëmtojë kauzën e protestuesve.

Protestuesi deklaroi gjithashtu se, sipas tij, tentativat për provokim kanë për synim të dëmtojnë lëvizjen qytetare, ndaj kërkoi qetësi dhe unitet nga pjesëmarrësit gjatë vijimit të tubimit.


Shtuar më 30.06.2026 21:54

Tags: