Protestuesit mblidhen sërish para Kuvendit, thirrje të forta kundër qeverisë dhe policisë

Mbrëmjen e sotme, protestuesit janë rikthyer përpara godinës së Kuvendit, në të njëjtin vend ku më herët gjatë ditës pati incidente dhe përplasje me forcat e rendit.

Të grumbulluar para Parlamentit, ata kanë lëshuar në kor thirrjet “Tradhtarë, këlyshë komunistësh” dhe “Polici e krimit”, duke vazhduar protestën e tyre kundër qeverisë.

Të lidhura

None found

Më herët, përpara Kuvendit u mbajt një protestë e shoqëruar me tensione mes demonstruesve dhe policisë. Si pasojë e incidenteve, gjashtë protestues u shoqëruan në Komisariatin nr. 1 në Tiranë dhe u lanë të lirë disa orë më pas, pasi përfunduan procedurat.

Pas marshimit të zhvilluar para Kryeministrisë, protestuesit u kthyen edhe një herë te Kuvendi, ku përsëritën thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe Policisë së Shtetit.


Shtuar 30.06.2026 22:14

jojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetmeritbetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio