Pas më shumë se 3 orësh të qëndrimit në sheshin përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, sipas itinerarit që po ndiqet tashmë çdo mbrëmje prej 31 ditësh.
Koordinatorët e protestës kanë bërë të ditur se nesër, në orën 10:00, do të zhvillohet një grumbullim para SPAK, ku do të dorëzohet libri “Albanian Files”, i firmosur nga protestuesit gjatë tubimit të sotëm në shesh.
Të lidhura
None found
Në qendër të kërkesave të protestës vijon të mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Sipas organizatorëve, tubimet do të vijojnë deri në realizimin e kësaj kërkese.
