Yamal i bindur: Spanja hyn në Botëror për ta fituar trofeun

Lamine Yamal është shprehur se Spanja mbetet mes skuadrave kryesore që synojnë triumfin në Kupën e Botës 2026, duke theksuar se në çdo kompeticion futet me mendësinë për të dalë kampion.

Të lidhura

None found

Në prag të përballjes me Austrinë në fazën e 1/16-ës së finales, sulmuesi i Barcelonës bëri të ditur edhe se është në gjendje të luajë pa problem për 90 minuta të plota.

Duke rikujtuar rikthimin e tij pas lëndimit dhe golin e realizuar kundër Arabisë Saudite, Lamine tha: “Ndjeva një lumturi të jashtëzakonshme. Nuk kisha përjetuar kurrë më parë një ndjenjë të tillë. Kupa e Botës është diçka krejtësisht ndryshe”.

Ai u shfaq i sigurt edhe për objektivin final të ekipit, duke deklaruar: “Kur hyj në një turne, gjithmonë mendoj se do ta fitoj. Prandaj besoj se këtë vit do ta fitojmë Kupën e Botës”.

18-vjeçari pranoi se paraqitjet e Spanjës në fazën e grupeve nuk kanë qenë plotësisht bindëse, por nënvizoi se ekipi ka kapacitet shumë më të madh nga sa ka treguar deri tani.

“Ne jemi shumë më të mirë sesa ajo që kemi treguar. Në këtë fazë të turneut, gjëja më e rëndësishme është të fitojmë”, përfundoi Yamal.


casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetmeritbetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio