Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila disa muaj më parë u largua nga Partia Socialiste dhe iu bashkua protestave që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ka folur për stilin e saj të jetesës.
Në një intervistë për Media60, Koçeku u shpreh se aktualisht jeton me qira si në Tiranë, ashtu edhe në Shkodër, duke theksuar se nuk synon të krijojë një imazh luksi.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, duke i kujtuar kolegen e saj Zegjine Çaushi, e cila kishte blerë një apartament të shtrenjtë, Koçeku shmangu komentet, ndërsa tha se, “nuk do ta shohin kurrë që të blerë një apartament apo të frekuentojë vende të shtrenjta”.
Marjana Koçeku: Unë jetoj me qira si në Tiranë si në Shkodër
Pyetje: Zegjineja e ka blerë?
Marjana Koçeku: Ti të them për vetën dhe nuk do më shihni duke blerë një apartament apo duke shkuar në vende shumë të shtrenjtë sepse nuk kam qenë asnjëherë fanse e kësaj jete dhe vazhdoj të mos jem. Qëllimet e mia dhe stili i jetesës time është krejt ndryshe, lidhet edhe me atë që kam bërë më parë pashmangshmërisht dhe nuk mund ti iki vetës, pavarësisht se ku bëj pjesë dhe çfarë rrugëtimi unë do ndjek, politik apo jo.
