Një i ri shqiptar, emigrant në Britani ka përfunduar pas hekurave pasi dyshohet si i përfshirë në trafik droge.
Ai është kapur duke transportuar paratë që vinin nga aktiviteti i trafikut të drogës.
Bëhet fjalë për Artenis Tërshalla, i cili sipas mediave britanike përdorte tre emra të ndryshëm, atë shqiptar, italian dhe bullgar ishte klandestin në Britani.
Mësohet se shqiptari u kap teksa udhëtonte në veri të Anglisë, ndërsa me vete kishte 4 mijë paund, një armë të ftohtë, dhe një çantë brenda të cilës u gjetën dhe mbetje kanabisi. I riu shqiptar u justifikua para policisë dhe gjykatës se makinën e kishte marrë me qira dhe se nuk e dinte se çfarë kishte brenda saj.
Po ashtu bëhet e ditur se ai kishte hapur një llogari bankare me identitetin italian, ku kishe depozituar 12 mijë paund brenda një periudhe në më pak se një vit.
Momentalisht ai ndodhet në qeli në pritje të një vendimi për të.