U kap me 150 mijë euro “të bardhë”, arrestohet shqiptari në Itali

Një i ri shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me 1 kilogram kokainë.

Sipas mediave italiane, 23-vjeçari shqiptar u ndalua nga karabinierët në dalje të autostradës Chiari, në provincën e Brescias.

Në momentin e ndalimit, i riu shqiptar tentoi të fshihte lëndën narkotike në derën e makinës, ndërsa raportohet se kokaina ishte me një pastërtitë të lartë dhe nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 150 mijë euro.

Pas arrestimit, policia zhvilloi edhe kontrolle në banesën e shqiptarit, ku u sekuestruan doza të tjera kokaine dhe sende për paketim.

Shtuar 30.04.2021 11:04