U ekzekutua ditën e sotme në mes të Shëngjinit, 51 vjeçari i dënuar në 2003-shin

Shëngjini është tronditur pasditen e sotme nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Ky i fundit u ekzekutua në lokalin e tij pranë portit.

Biznesmeni 51-vjeçar Ardian Nikulaj (Marku) ishte kandidat për deputet nën siglën e PSD në zgjedhjet e vitit 2021. Edhe në këto zgjedhje që mbahen më 14 maj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.

Mësohet se Ardian Nikulaj ka qenë në vitin 2003 i dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe në 2006 për kontrabandë e falsifikim.

Nuk dihen ende rrethanat apo autori/autorët e kësaj ngjarjeje./Albeu.com/


Shtuar 19.04.2023 14:14