U dëmtua mbrëmjen e djeshme, Juventus njoftim për shtyp rreth Szczesny

Pas dëmtimit të mbremshëm kundër Spezias në fund të pjesës së parë, portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale që përjashtuan dëmtimet e rëndësishme.

“Pas traumës në kyçin e këmbës së djathtë, Szczesny iu nënshtrua mbrëmë ekzaminimeve radiologjike në J Medical, përjashtohen frakturat dhe dëmtimet e rëndësishme të ligamentit.

Disponueshmëria e tij do të vlerësohet sipas evolucionit të simptomave”, shkruhej në deklaratën e klubit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.09.2022 12:58