Është zbardhur aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme aksin rrugor Çermë-Divjakë, ku dy persona mbetën të plagosur.
Sipas policisë Leonard Vrapi 44 vjeç ishte në gjendje të dehur teksa ngiste një motor ku në të ishte dhe djali i tij A.Vrapi 14-vjeç.
Pas aksidentit policia ka shkuar në spitalin e Lushnjes ku ndodhen dy të plagosurit dhe ka arrestuar 41-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. V., 41 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë shtetasi L. V. dhe pasagjeri, djali i tij 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.