Gjykata e Tiranës i heq masën e pezullimit nga detyra Armand Dukës

Armand duka tashmë mund ta ushtrojë me kompetencë të plotë detyrën si president i FSHF-së.

Edhe pse para pak kohesh Duka u rizgjodh si president i FSHF-së, deri më sot nuk e kishte të drejtën të ushtronte detyrën e tij pasi ai mbante mbi shpatulla masën e pezullimit.

Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra për kreun e FSHF Armand Duka dhe sekretarit të Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku.

Ata do të hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. I pezulluar mbetet vetëm Ardian Haçi./ h.ll/albeu.com