Turbulencat e forta goditën avionin, pasagjerët rrëfejnë tmerrin që përjetuan: U duk sikur i gjithë ferri shpërtheu në bord…

Pasagjerët e një fluturimi të “Singapore Airlines” qe u goditën nga turbulenca të forta, përshkruan makthin që përjetuan në kohën kur ndodheshin në ajër të martën e 21 Majit.

Ata thanë se i gjithë ferri shpërtheu në bordin e aeroplanit Boeing që mbante 229 pasagjerë dhe ekuipazh.

Shumë pasagjerë ishin duke ngrënë mëngjes në momentin e ngjarjes.

Më pas, rreth 10 orë pas fluturimit nisën edhe turbulencat e forta.

“Avioni thjesht u ndje sikur ra. Ndoshta zgjati vetëm disa sekonda, por më kujtohet qartë se pashë këpucë, iPad dhe iPhone, jastëkë, e pjata që fluturonin në ajër dhe përplaseshin në tavan”, thanë pasagjerët.

Nga turbulencat në avionin e linjës Londër-Singapor, një burrë humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.