Një stërvitje e përbashkët ushtarake është zhvilluar në shkretëtirë, ku kanë marrë pjesë trupa të shumtë të Marinës Britanike dhe trupa amerikane.
Komandot e Marinës Mbretërore Britanike “dominuan” ndaj trupave amerikane dhe i detyuan ata të dorëzohen gjatë një stërvitje ushtarake që u zhvillua në shkretëtirën Mojave.
Forcat britanike morën pjesë në “betejën” 5-ditore që u zhvillua në bazën “Tëentynine Palms”, e cila konsiderohet një ndër hapësirat më të mëdha të stërvitjeve ushtarake dhe arritur aty një fitore kundër homologëve amerikanë.
Së bashku me forcat kanadeze dhe holandeze, trupat britanike shkatërruan dhe bën inaktive të gjitha asetet amerikane dhe e përfunduan stërvitjen duke marrë kontrollin e 65% të zonës nga 20% që kishin në fillim të saj.
Duke parë që nuk kishin asnjë mundësi për fitore, luftëtarët amerikanë kërkuan që stërvitja të nisë nga fillimi./albeu.com/