Tronditet Fieri! 56-vjeçari abuzon me 20 vjeçaren me probleme mendore, e la shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Roskovecin. Një shtetas, 56-vjeç i identifikuar si Petrit Arapi, ka kryer marëdhënie seksuale me një 20-vjeçare e cila është me aftësi të kufizuara.

E reja, nga ekzaminimet rezulton se ka mbetur shtatzënë.

Arapi është arrestuar nga policia e Fierit dhe do të akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

NJOFTIMI:

Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit P. A., 56 vjeç, banues në Roskovec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë.Materialet i kaluan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 7.08.2021 10:08