Tre viktima dhe 158 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 2.193 mostra të marra nga ShSKUK  prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive.Ndërkohë tre pacientë nuk kanë mundur të mposhtin koronavirusin.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë dhe 2.198 viktima

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.668 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.156.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 22 raste, Vushtrri 20 raste, Mitrovicë 17 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 11 raste, Lipjan 11 raste, Gjakovë 10 raste, Ferizaj 8 raste, Pejë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Kaçanik 1 rast, Podujevë 1 rast, Prizren 1 rast.

Shtuar 6.05.2021 03:05