Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Uniformat blu, në aksin nacional  “Gjirokastër-Kakavijë”, kanë arrestuar një 23-vjeçar nga Tirana, pasi ishte duke transportuar kundrejt fitimit dy emigrantë të paligjshëm.

Autoritetet sekuestruan automjetin “BMË” me të cilin i riu po transportonte emigrantët dhe 1 celular.

Të lidhura

None found

Njoftimi:

“DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight sun”.

U kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 2 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 23-vjeçari nga Tirana.

Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit Operacional, të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Sektorit të Policisë Rrugore, të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight sun”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi A. B, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin nacional “Gjirokastër-Kakavije”, në vendin e quajtur “Sofratik”, ky shtetas u kap në flagrancë teksa transportonte kundrejt fitimit, 2 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “BMW” dhe 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Shtuar më 7.01.2024 11:39

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetholiganbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izle