Transportimi i emigrantëve të paligjshëm, 6 të arrestuar në Kukës (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga 6 shtetas në Kukës për aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së. Si Të arrestuarit janë:

-B. M., 32 vjeç (i dënuar më parë), J. V., 35 vjeç dhe A. S., 29 vjeç, të tre banues në Tiranë;

-M. O., 28 vjeç, banues në Kukës;

-A. S., 26 vjeç, banues në Shkodër;

-F. F., 52 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi F. M., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjete të ndryshme, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi i arrestuar B. M., i cili ka qenë i dënuar më parë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, ishte person i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në momentin e ndalimi u konstatua se ky shtetas drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 automjetet.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 1.10.2021 11:13