Tragjedia me 21 viktima! Momenti kur autobusi bie nga ura, postimi i shoferit para aksidentit: Për në Venecia!

Është publikuar video e momentit kur autobusi në Venecia bie nga ura në zonën e Mestres, duke vrarë dhjetëra pasagjerë.

Siç shihet nga pamjet, autobusi me dhjetëra persona bie nga ura dhe fatkeqësisht 21 persona vdiqën dhe 20 të tjerë u plagosën. Këta të fundit po marrin trajtim në spital.

Të lidhura

None found

Mes 21 viktimave të aksidentit të autobusit ishte edhe drejtuesi i mjetit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve të transmetuara nga mediat italiane, drejtuesi i autobusit mund të jetë ndier keq në mënyrë të papritur duke humbur kontrollin e mjetit, por ekziston edhe mundësia që ta ketë zënë gjumi në timon.

Mediat italiane shkruajnë se shoferi i autobusit ishte një 40-vjeçar i identifikuar me emrin Alberto Rizzotto me origjinë nga Treviso. Ai ishte punonjës i “Martini Bus srl” që kishte marrë automjetin tek kompania “La Linea”, e cila kishte kontratën për transportin e turistëve nga kampingu për në Venecia.

“Për Venecia” shkruante ai në postimin e fundit në rrjete sociale.

Megjithatë, kamerat e sigurisë do të hedhin dritë mbi shkaqet e tragjedisë, siç theksojnë mediat italiane.

 


Shtuar më 4.10.2023 13:25

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet