Nëntë persona kanë humbur jetën në një ngjarje të rëndë me armë zjarri në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, në një rast që dyshohet të jetë vrasje e shumëfishtë e ndjekur nga vetëvrasja e autorit.
Mes viktimave, raportohet se janë një grua shtatzënë dhe disa fëmijë.
Të lidhura
None found
Ngjarja ndodhi të premten, në orët e pasdites, në rrugën Perry Street, në qytetin Erie të Pensilvanisë. Policia u vu në lëvizje rreth orës 17:00, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në një banesë familjare.
Sipas informacioneve paraprake, një person i dyshuar si autor ka hapur zjarr brenda banesës, duke vrarë disa persona, mes tyre edhe dy fëmijë.
Dy gra u gjetën të pajeta në rrugë, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Pas të shtënave, i dyshuari u mbyll brenda banesës, ku u përball me efektivët e njësisë speciale SWAT.
Gjatë ndërhyrjes u shkëmbyen disa të shtëna me armë zjarri. Sipas raportimeve, pas përplasjes me policinë, i dyshuari dyshohet se e drejtoi armën drejt vetes dhe vrau veten.
Bilanci i raportuar i ngjarjes është nëntë viktima, përfshirë edhe personin e dyshuar si autor.






