Trabzonspor surprizon me Ernest Muçin, shqiptari starton ndaj Samsunsporit

Ernest Muçi do ta nisë nga minuta e parë sfidën Samsunspor–Trabzonspor, e vlefshme për javën e 7-të të Superligës turke, një vendim që ka ardhur si surprizë.

Të lidhura

None found

Pas ndeshjes së Shqipërisë kundër San Marinos në Ligën e Kombeve, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, deklaroi se e kishte zëvendësuar Muçin për shkak të problemeve fizike. Megjithatë, Trabzonspor nuk ka hasur të njëjtin shqetësim dhe ka vendosur ta aktivizojë sulmuesin shqiptar si titullar ndaj Samsunsporit.

Edhe mediat turke nuk e kishin parashikuar praninë e Ernest Muçit në formacionin bazë, por trajneri gjerman i Trabzonsporit, Thomas Reis, kishte një plan të qartë për të.