“Torino është shumë e mërzitshme”, Oriana paralajmëron largimin e Dybalas?

Paulo Dybala duket gjithnjë e më larg Juventusit, teksa nuk ka pranuar të rinovojë kontratën pas pretendimeve për rritje rroge, por Juventusi po e ndjek me kujdes situatën sepse kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e argjentinasit.

Si duket hapin e parë të largimit e ka hedhur e dashura e argjentinasit, këngëtarja Oriana Sabatini, e cila ka dhënë një deklaratë ku shprehet se Torino është një qytet i mërzitshëm duke nxitur nxitur në një farë mënyre një largim të mundshëm të Dibalas nga bardhezinjtë.

“Problemi është se nuk ka shumë gjëra për të bërë në Torino, dhe është mjaft e mërzitshme. Sapo Paulo ka një ditë pushimi, ne shkojmë diku tjetër, sepse edhe ai dëshiron të aktivizohet duke u marrë me gjëra të tjera. Mundohem ta plotësoj kohën duke marrë mësime boksi, duke gatuar, lexuar dhe shkruar këngë në piano”, u shpreh këngëtarja argjentinase për revistën “Gente”.


Shtuar 6.04.2021 23:24