Bearti i thotë të gjitha: Tea mos bëj viktimën, kjo është e vërteta! (VIDEO)

Reagimi më i fundit vjen nga Beart Rexhepi për ndarjen nga Tea Trifoni. Ashtu si bashkimi i tyre edhe ndarja ishte mjaftë e bujshme, ndërsa tani ish- të dashurit vijojnë replikat në distancë.

Sot në një intervistë për “Përputhen”, Tea e ka konsideruar “toksike” marrëdhënien me Beartin, ndërsa theksoi se të dy kanë pasur ndjenja të forta për njëri-tjetrin dhe që nga fillimi i lidhjes kanë qenë 24 orë së bashku.

Por një përgjigje nga Bearti nuk ka munguar, i cili shprehet se e ka pritur Tean në parukieri kur ka lyer flokët që ajo të mos lëvizte me taksi. Po ashtu i ka shkuar pas në intervista pa dëshirën e tij, por vetëm e vetëm për të mos prishur reputacionin e saj.

Bearti: Dëgjova rrëfimin ekskluziv të Tea Trifonit, 4 euro, edhe qesh shumë i zhgënjyer. Po njerëzit ia kanë lypë saj me dalë me dhënë këtë shpjegim. Njerëzit kërkojnë edhe ça ke veshur natën, duhet me pas pak respekt për vete. Ruaj privatësinë tënde.

Skam dash më fol as unë me këto sene. Ty të intereson shumë vëmendja e publikut dhe shumë ke qejf me lujt rolin e viktimës Tea. Për cdo veprim që e bën njeriu ka pasoja.

Rrëfimi ekskluziv i Tea Trifonit. Foli Tea, Bearti xheloz, Bearti pasiguri, unë kam bërë shumë për Beartin. Ti sqaroj disa gjëra unë ty meqë ke dashur me e bë këtë gjë publike. Ti ke dashur ta bësh këtë gjë publike që në Turqi Tea, duke publikuar ato ‘ask-et’ e tu.


Shtuar 6.04.2021 23:14