Kreu i PSD Tom Doshi, ka folur pasi ka dalë nga SPAK, duke u shprehur se ka qenë i thirrur për zgjedhjet në Rrogozhinë.
Ai tha se ka bërë një takim gjatë zgjedhjeve në Rrogozhinë dhe se ai person që ka takuar, ka qenë në përgjim.
“Është normale të na thërrasë Prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq”, ka thënë ai.
I pyetur nëse do votojë për shkrirjen e SPAK, Doshi theksoi se nuk do ta bënte këtë asnjëherë. Ai shtoi se e mbështet Reformën në Drejtësi.
“Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tanë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”, deklaroi Doshi.