Berisha: Asnjë efektiv i plagosur nuk figuron në urgjencat e spitaleve të Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në rrjetet sociale se Ministria e Brendshme ka dezinformuar publikun, pasi sipas tij në urgjencat e spitaleve të Tiranës nuk rezulton asnjë polic i lënduar.

Ai e cilësoi këtë si një mashtrim të rëndë, që sipas tij është përdorur për të justifikuar dhunën brutale, gazin, sprajin e ariut, lëndët toksike dhe goditjet në kokë ndaj protestuesve.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij, Berisha shprehet: “Mashtrim publik i Ministrisë së Brendshme!”

“Në urgjencat e spitaleve të Tiranës nuk rezulton asnjë polic i lënduar!”

Berisha thotë se Ministria e Brendshme, në një mashtrim publik që ai e quan të shpifur, ka tentuar të përligjë dhunën e ashpër, lëndët toksike, gazin lotsjellës, sprajin e ariut, topat e ujit, shkelmat në kokë, zvarritjet shtazore dhe torturat në makinat e policisë ndaj protestuesve paqësorë, duke informuar publikun me komunikata për shumë policë të plagosur, por pa bërë publik asnjë emër dhe pa dhënë asnjë detaj për natyrën e plagëve.

Sipas tij, pas verifikimeve të kryera nga departamenti përkatës i Partisë Demokratike pranë urgjencave të institucioneve mjekësore, rezulton se që nga dreka janë çuar disa policë për të simuluar plagosje, por ata nuk kishin asnjë dëmtim, madje as lëndime të konsiderueshme, dhe janë larguar po në të njëjtën gjendje, pa pasur asnjë shqetësim shëndetësor.

Ai shton se në videon e shpërndarë më sipër nga policia, në kuadër të asaj që e quan mashtrim i ulët publik, shfaqet inspektori Gjoka si i plagosur, ndërsa pas 20 minutash ai kthehet sërish në aksione brutale kundër protestuesve.

Në përfundim, Berisha dënon me forcë të madhe, siç thotë ai, këto akte të rënda të mashtrimit publik të narkopolicisë, duke i konsideruar një vepër të rëndë penale, si edhe dhunën çnjerëzore të ushtruar ndaj protestuesve paqësorë.


Shtuar 2.07.2026 22:46

jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomCasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş