Mikel Oyarzabal ishte figura kryesore në suksesin e thellë 3-0 të Spanjës përballë Austrisë në Kupën e Botës, teksa sulmuesi spanjoll shënoi dy herë dhe udhëhoqi skuadrën drejt kualifikimit në raundin pasardhës.
Të lidhura
None found
Menjëherë pas sfidës, ai shprehu hapur gëzimin si për kontributin e tij në fushë, ashtu edhe për kalimin e ekipit më tej në turne.
“I lumtur që ndihmova ekipin dhe kaluam në raundin tjetër. Vazhdojmë përpara”, deklaroi Oyarzabal.
Ai u ndal edhe te vështirësia e ndeshjes, duke vlerësuar Austrinë si një kundërshtar me forcë të madhe fizike, por nënvizoi se Spanja e interpretoi takimin siç duhej.
“E dinim që do të ishte e vështirë. Ata janë shumë fizikë, por ne patëm një ndeshje shumë të mirë”, tha ai.
Oyarzabal solli në vëmendje edhe paraqitjet e mëparshme të Spanjës në këtë kompeticion, duke theksuar vazhdimësinë që skuadra ka treguar deri tani.
“Ne kemi luajtur disa ndeshje të mira. Jemi të lumtur që po avancojmë”, shtoi ai.
Në prag të çerekfinales, sulmuesi u shfaq i qetë përballë mundësisë që kundërshtari i ardhshëm të jetë Portugalia ose Kroacia, duke bërë të qartë se skuadra e tij ndihet e gatshme për këdo.
“Nuk ka rëndësi kush vjen. Kam shokë skuadre në çdo ekip”, përfundoi ai.

