Në ndeshjen e javës së pestë të kualifikueseve për “Eurobasket”, Kombëtarja e Kosovës u mund në shtëpi nga Shqipëria në një rezultat surprizues.
Të lidhura
None found
Ndonëse “Dardanët” hynë në këtë përballje si favoritë të qartë, ata u larguan me humbje 82-89.
Takimi nisi i ekuilibruar dhe kjo u reflektua menjëherë në rezultatin e çerekut të parë, që u mbyll 23-23.
Më pas, Kosova arriti ta përfundojë periudhën e dytë me epërsi minimale 25-24, por në pjesën vendimtare të sfidës Shqipëria përmbysi pritshmëritë dhe fitoi dy çerekët e fundit.
Në çerekun e tretë, Shqipëria krijoi avantazh prej pesë pikësh me shifrat 17-22, ndërsa në periudhën e fundit e konfirmoi triumfin duke e fituar edhe atë 17-20.
Te Shqipëria, lojtari më i spikatur ishte Breein Tyree me 25 pikë, ndërsa për Kosovën nuk mjaftoi paraqitja shumë e mirë e Dardan Berishës, që realizoi 28 pikë.
Pas kësaj ndeshjeje, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të grupit C me pesë pikë, ndërsa Kosova mbetet në pozitën e fundit me katër pikë.

