Tjetër aksident në Tiranë: Gruaja përplas të miturin me makinë

Një tjetër aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një i mitur.

“Rreth orës 14:15 , tek rrethrrotullimi i “Komunës Parisit”, mjeti me drejtuese shtetasen S. P., 36 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë me iniciale E. Dh., rreth 8 vjec, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

Pak para këtij aksidenti, rreth orës 13:55, në rrugën “Jordan Misja” mjeti kamion me drejtues E. K., rreth 37 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin G. R., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Shtuar 14.05.2021 15:10