Titulli mbetet ëndërr, Skënderbeu ndal Laçin

Skënderbeu ka harruar që  të mundet e tani korçarët marin pikë edhe në Laç, ndonëse kanë  qenë  me fat, për shkak se rastet e vendasve kanë  qenë  të  shumta por portieri Rexhepi është treguar në superformë  duke ndihmuar skuadrën e tij që të mos pësojë në  këtë ndeshje.

Një  pikë që vlen shumë  për ekipin e Migen Memellit, që  tashmë mendon të shpëtojë  direkt e jo më me ndeshje “Play-Off”, ndërsa duhet theksuar se, me këtë  barazim në fushën e vet, Laçi lë dy pikë, e duket se rruga e titullit duket më  e largët dhe shumë  e vështirë, ndërsa tashmë, kurbinasit duhet që të sigurojnë Europën, ndryshe, sezoni dështon totalisht.


Shtuar 13.05.2021 18:15