Tirana mposht Laçin kryesues, futet në garë për titull

Tirana ia ka dalë të marrë një triumf të madh në transfertë teksa ka mposhtur Laçin me rezultatin 1-2 me golat e djemve të dalë nga academia, Çelhaka e Ismajlgeci. Bardheblutë fituan me jo pak vështirësi, teksa ishin të parët që hapën llogaritë e sfidës me anë të Çelhakës në minutën e 24.

Por, teksa ishin duke menduar të mbronin për ta mbyllur pjesën e parë në avantazh, kryeqytetasit u ndëshkuan në minutën e 40 nga një goditje këndi teksa Mentor Mazrekaj shënoi drejtpërdrejtë nga këndorja duke befasuar Ilion Likën. Ndërkohë, fraksioni i dytë, nisi me më shumë ritëm nga ana ana e Laçit që kërkoi të fitonte takimin, por në minutën e 78, Marsel Ismajlgeci shënoi golin e fitores për Tiranën.

Deri në fund, kurbinasit provuan, por Lika mbrojti portën e tij dhe në këtë formë, bardheblutë hedhin pas krahëve humbjen me Partizanin në derbi. Tashmë, Tirana ngjitet në kuotën e 38 pikëve, duke u afruar me zonën europiane, por gjithashtu janë edhe shtatë pikë larg kreut që mbahet nga Vllaznia, një distancë që nuk duket e parikuperueshme. Ndërkaq, Laçi zbret në vendin e dytë me 42 pikë.


Shtuar 21.03.2021 15:10