Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës

Në mjediset e Bazilikës së “Nanës së Këshillit të Mirë”, është çelur një ekspozitë e rrallë me objekte me vlerë të madhe historike dhe shpirtërore.

Janë piktura, artefakte fetare e historike, veshje të Nënë Terezës, e shumë elemente të tjera, të publikuara për herë të parë.
Në dritë kanë dalë edhe objekte fetare të cilat gjatë komunizmit, ishin ruajtur të groposura nga shumë familje shkodrane katolike por edhe muslimane.

Të lidhura

None found

Një ndalesë e veçantë e ekspozitës është edhe veshja origjinale e përdorur nga Nënë Tereza gjatë rinisë së saj.
Për 130-vjetorin e shpalljes së “Nanës së Këshillit të Mirë” si Pajtore e Shqipërisë, Kisha Katolike Shqiptare ka planifikuar një sërë aktivitetesh gjatë gjithë vitit.


Shtuar 16.05.2026 13:41

jojobetjojobetcasibomcasibompokerklas girişJojobet