The Guardian sugjeron Qeparonë: Fshat magjik e spektakolar

The Guardian ka listuar 40 plazhet më të bukur në evropë , ku nuk ka munguar as vendi ynë.

Plazhet e Qeparosë janë cilësuar si nga më të bukurit, të cilat duhet vizituar gjatë kësaj vere.

Artikulli për Shqipërinë:

The Guardian e përshkruan Qeparonë si një fshat magjik që dhuron spektakle ngjyrash e pazhe të shumtë. Si më kryesore përmendet Porto Palermo e kështjella e Ali Pashë Tepelenës, që gjithashtu sugjerohet të vizitohet.

Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth.

Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është bukur i pazhvilluar dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor të afërt, në krye me një kështjellë 200-vjeçare.

Një shëtitje e shkurtër përgjatë bregdetit, hoteli Stone Beach (apartamente në studio nga 70 €) ka dhoma me pamje nga jugu mbi detin Jon./albeu.com