Qereti dhe Kokalari në gjyq? Ja çfarë thotë avokati i këngëtares

Këngëtarja Bleona Qereti dhe aktivistja Evi Kokalari rrezikojnë të përballen në gjykatën e Shteteteve të  Bashkuara të Amerikës.

Avokati i Qeretit, Marc. E. Kasowitz që njihet gjerësisht edhe si një prej avokatëve të ish-Presidentit Donald Trump, i ka dërguar një letër Kokalarit, ku e akuzon atë për shpifje dhe i kërkon të ndalet.

Kasowitz e paralajmëron aktivisten që të mos vijojë me deklaratat kundër këngëtares, pasi në të kundërt rrezikon të përballet në gjyq me të.

Avokati shton se ndaj klientes së tij janë hedhur akuza të pabaza dhe një seri shpifjesh, që sipas tij kanë prishur reputacionin e këngëtares dhe biznesit të saj.

Letra e plotë:
E nderuara zonja Kokalari: Përfaqësoj znj. Bleona Qereti. Ju keni bërë deklarata të shumta ne media dhe tek palë të tjera në lidhje me zonjën Qereti që ju e dini se janë haptazi të rreme, keqdashëse dhe shpifje, dhe në fakt e kanë dëmtuar reputacionin e saj dhe profilin e biznesit. Po ju shkruaj për t’ju kërkuar që menjëherë të pushoni dhe të hiqni dorë nga deklaratat e tilla për znj. Qereti. Nëse nuk pushoni, ne do të fillojmë menjëherë procesin gjyqësor në emër të saj dhe do kërkojmë dhe dëmshpërblim kundër jush. Ne rezervojmë të gjitha të drejtat dhe nuk heqim dorë nga asnjë. Sinqerisht, Marc. E. Kasowitz./albeu.com