Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur te raporti i IBAR të Bashkimit Europian për Shqipërinë, duke deklaruar se dokumenti përputhet plotësisht me qëndrimet që opozita ka mbajtur prej kohësh mbi situatën në vend.
Bardhi tha se mazhoranca po përpiqet të shmangë lidhjen mes çështjeve të korrupsionit dhe procesit të integrimit europian, ndërsa sipas tij raporti i BE-së i referohet qartë problematikave që lidhen me aferat në sektorin publik.
Të lidhura
None found
“Jua ka zbardhur media, meqë thoni IBAR nuk ka lidhje me Ballukun. E lexuat apo edhe atë bëtë sikur nuk e lexuat”, u shpreh Bardhi nga foltorja e Kuvendit.
Ai citoi pjesë nga raporti i IBAR, ku thuhet se korrupsioni mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe biznesit në Shqipëri.
“Megjithatë, BE-ja thekson se korrupsioni mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe biznesit, përfshirë të gjitha degët e qeverisjes qendrore dhe vendore, si edhe institucionet, duke mbetur një çështje me shqetësim serioz”, citoi Bardhi nga raporti.
Sipas tij, dokumenti i Bashkimit Europian evidenton si sektorë me risk të lartë korrupsioni infrastrukturën publike, prokurimet publike dhe kontratat e Partneritetit Publik-Privat.
“BE-ja thekson se këto masa tani duhet të zbatohen me vendosmëri dhe të japin ndikim veçanërisht në sektorët më të rrezikuar nga korrupsioni, mbi të gjitha në infrastrukturën publike, kadastrën dhe të drejtat e pronësisë, doganat, administratën tatimore, arsimin, shëndetësinë, prokurimet publike dhe kontratat e Partneritetit Publik-Privat”, vijoi ai.
Në fjalën e tij, Bardhi ndaloi edhe te çështja e zgjedhjeve, duke theksuar se raporti i IBAR kërkon masa konkrete për garantimin e barazisë mes palëve politike.
“Ju keni thënë s’kemi probleme me zgjedhjet, por IBAR thekson se duhen marrë masa të krijohet barazi mes palëve, ndërsa shton se duhet të zhduket rrjeti i patronazhistëve”, deklaroi Bardhi.
Në përfundim, ai tha se mazhoranca tashmë është e detyruar të zbatojë rekomandimet e Bashkimit Europian.
“Meqë deri tani nuk e keni dëgjuar opozitën që nuk ka thënë asnjë germë ndryshe nga sa ju ka thënë BE në IBAR, jeni të detyruar të zbatoni tani atë që ju kanë kërkuar 27 vendet e BE-së”, përfundoi Bardhi.
Bardhi: Në emër të grupit të PD deklaroi=j nga kjo foltore do votojmë pro çdo investimit në Shkodër dhe në veri dhe që financohet nga buxheti i shtetit. Keni patur mundësi ta bëni këtë. Deputetët e Shkodrës së PD kur ka kaluar buxheti i 2026 kanë paraqitur amendamente konkrete për financime në Shkodër dhe gjithë qarkun. Përpara se të na vini këtu me projektin Porta e Alpeve, na ecni një herë me porta hyrëse e Shkodrës. Turp që një qytet që mund të jetë 1 orë larg, për shkak se nuk keni kryer asnjë investim duhen 4 orë.
Ç’nevojë keni ju të merrni hua. Pse duhet të marrim 100 mln euro hua për disa projekte , pse duhet të marrim hua. Kërkojini BB të kthejë 50 mln euro që vodhi nga Tuneli. Zotrote merr mbrapsht 50 mlnd që ke paguar kot për TEC e Vlorës, dhe çojmë jo 100 mln por 130 mln në Shkodër. Nuk ka nevojë që paratë e shqiptarëve të gjallë ne i vjedhim hajde të fusim borxh edhe shqiptarët që nuk kanë lindur akoma.
Nuk votojmë pra se është profesor i Oksfordit që vjedh paratë e shqiptarëve. Si mund të votojmë ne që ti çojmë fondet te ky njeri (Benet Beci)? Nuk votojmë. Keni gënjey çdo shqiptar se nuk ka bllokuar çështja e BB IBAR. Jua ka bzardh media. Meqë qeveria e mban konfidencial. IBAR që COELA ia ka kaluar mbledhjes së ambasadorëve.
Ju kërkuam ti referoheni standardeve të Komisionit të Venecias, nuk pranuat. Dhe detyruar BE ta fusin ë Raportin IBAR si kushte të Shqipërisë për ti mbushur.
