Thanë se ndihej grek, Gerald Gega “hesht” mediat helenase: Jam krenar që jam shqiptar

Në moshën 17-vjeçare, Gerald Gega shpallet kampion i botës për moshat e tij në Kickbox. Pas kësaj ngjarje të rëndësishme për të, Gerald Gega u cilësua nga mediat greke si një shqiptar që e ndjen veten grek.

Pas këtyre deklaratave në mediat greke, djaloshi ka reaguar për Euronews Albania duke thënë se ata kanë ndryshuar fjalët e tij.

Ai u shpall këtë javë kampion bote në Itali, ku me origjinë nga Fieri, Gega ka lindur dhe jetuar në shtetin grek, por ka mohuar se ka thënë ato deklarata.

“Kam thënë që jam rritur në Greqi, por nuk kam thënë që jam grek. Kam thënë që jam shqiptar, kam gjak shqiptar e jam krenar që jam shqiptar. Shqipëria e Madhe. Të na rrojë Shqipëria,” – u shpreh kampioni./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.10.2022 12:39